Please enter at least 3 characters.

Shtyhet përballja mes Anthony Joshuas dhe Kubrat Pulevit shkaku i krizës nga coronavirusi

2020/03/KubratAj-1.jpg
280:"CARDIFF, WALES - SEPTEMBER 11: Anthony Joshua (l) and Kubrat Pulev pictured with promoter Eddie Hearn (c) during a media opportunity ahead of their World Heavyweight title clash at Principality Stadium on September 11, 2017 in Cardiff, Wales. (Photo by Stu Forster/Getty Images)
12:"Getty Images

Anthony Joshua nuk do të mund të mbrojë titullin në muajin qershor kundër Kubrat Pulevit, shkaku që përballja mes tyre është shtyrë.

Meçi i peshave të rënda do të zhvillohej më 20 qershor në stadiumin e Tottenham Hotspurit, mirëpo nuk do të mbahet.

Promovuesi i AJ, Eddie Hearn ka paralajmëruar datën 25 korrik si ditën kur mund të zhvillohet meçi, mirëpo nuk është zyrtare.

Anthony Joshua e Kubrat Pulev (Photo by Stu Forster/Getty Images)

"Mbrojtja e titujve IBF, WBA, WBO dhe IBO në peshat e rënda për Anthony Joshuan kundër sfiduesit Kubrat Pulev që do të zhvillohej më 20 qershor në Tottenham Hotspur Stadium është shtyrë", ka thënë ai.

"Një datë e re do të vendoste në takimin e kryesisë së boksit dhe ajo do të mbahet në ditët në vazhdim".

"Ne do të tregojmë se kur do të mbahet përballja, derisa po tentojmë që ajo të zhvillohet në stadiumin e Tottenhamit", ka shtuar më tej ai.

Në rast se nuk arrihet marrëveshja për stadiumin e Spurs, atëherë si alternativa janë edhe Wembley, Principality Stadium i Cardiffit. /Telegrafi/