Please enter at least 3 characters.

Shtyhet evakuimi i civilëve nga Mariupoli, autoritetet ukrainase akuzojnë Rusinë për shkelje të armëpushimit

2022/03/1-70.jpg
174:"Ukrainians crowd under a destroyed bridge as they try to flee crossing the Irpin river in the outskirts of Kyiv, Ukraine, Saturday, March 5, 2022. (AP Photo/Emilio Morenatti)
2:"AP

Evakuimi i civilëve nga qytetit Mariupol në jug të Ukrainës është shtyrë, ka njoftuar këshilli i atjeshëm.

Kjo po ndodhë si rezultat i mosrespektimit të armëpushimit dhe hapjes së korridoreve humanitare, pasi forcat ruse vazhdimisht po granatojnë nga të dyja anët e qytetit, transmeton Telegrafi.

Autoritetet lokale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shpërndahen, dhe të kërkojnë strehim në ndonjë bunker të improvizuar.

Në anën tjetër është bërë e ditur se po vazhdojnë bisedimet për arritjen e një marrëveshje të re për armëpushim, ku nuk do të kishte rrezik për jetën e civilëve nëpër korridoret humanitare.

Ndërkaq armëpushimi që filloi sot në ora 9 është paraparë të përfundojë në ora 16:00, mirëpo pavarësisht marrëveshjes së arritur mes dy palëve, bombat ruse po vazhdojnë të bien mbi Mariupol. /Telegrafi/