Please enter at least 3 characters.

Shtrenjtimi i naftës nuk ka të ndalur – MINTI publikon çmimin e derivateve

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 4 gusht.

Sipas vendimit të MINTI-t sot çmimi maksimal i lejuar i naftës ka shkuar në 1.80 euro për litër, 2 centë më shtrenjtë se të hënën.

Ndërkaq, çmimi i benzinës mbetet njëjtë më të hënën, 1.50 euro për litër.

Po ashtu nuk ka ndryshuar as çmimi i gazit, 0.60 euro për litër.

Çmimet e derivateve hyjnë në fuqi në ora 10:00 dhe zgjasin 24 orë. /Telegrafi/