Please enter at least 3 characters.

​Shtihej si polic me uniformë të shtetit, arrestohet 20-vjeçari në Tiranë

Policia e Shtetit ka arrestuar 20-vjeçarin me inicialet E.B. në bulevardin “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi kishte përdorë uniformën dhe stemat policore, të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Pas ndalimit të mjetit tip “Mercedes-Benz”, rezultoi se drejtuesi shtetasi E. B, nuk ishte punonjës policie, raporton KosovaPress.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale katër dokumente identifikimi me emra dhe fotografi të dyshuara të falsifikuara; një armë sportive të llojit pistoletë me dy krehra përkatës; uniformë e Policisë së Shtetit; 16 stema dhe grada të ndryshme; tri kapele me shenja të ngjashme me ato të Policisë së Shtetit.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. B., banues në Kamëz, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.