Please enter at least 3 characters.

Shtetas të huaj vjedhin një telefon dhe një palë syze në një veturë në Pejë

2019/12/vjedhje-e-veturave.png

Dy shtetas të huaj, një marokenë dhe një algjerian janë arrestuar pasi me forcë kanë hapur veturën e një personi dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze.

Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 00:10, në Pejë.

Siç thuhet në raport, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Janë arrestuar një marokenë dhe një algjerian, pasi që të njëjtit me forcë kanë hapur veturën e viktimës mashkull kosovar dhe kanë vjedhur një telefon mobil dhe një palë syze. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport. /Telegrafi/