Shtëpia e Bardhë publikon një video në nder të Charlie Kirk
Shtëpia e Bardhë ka postuar një video në rrjete sociale në nder të Charlie Kirk, ku shfaqen fragmente nga një fjalim i gruas së tij, Erika, i mbajtur pas vrasjes së tij.
"Nuk keni idenë se çfarë lloj zjarri keni ndezur. Charlie gjithmonë thoshte se donte të mbahej mend për guximin dhe besimin e tij", thotë Erika Kirk.
"Tani e përgjithmonë, ai do të jetë me shpëtimtarin e tij, duke mbajtur kurorën e lavdishme të një martiri. Të këqijtë përgjegjës për vrasjen e burrit tim nuk kanë idenë se çfarë kanë bërë", shton ajo.
From everyday Americans to Cabinet Members—Charlie Kirk’s voice shaped a movement. Watch the message that inspired them all. ❤️⬇️ pic.twitter.com/LlL88j53xq
— The White House (@WhiteHouse) September 21, 2025
"Ata vranë Charlien sepse ai predikoi një mesazh patriotizmi, besimi dhe dashurie të mëshirshme të Zotit. Të gjithë duhet ta dinë këtë: nëse mendonit se misioni i burrit tim ishte i fuqishëm më parë, nuk keni idenë.”
“Nuk keni idenë se çfarë sapo keni lëshuar në këtë vend dhe në botë. Nuk keni idenë."
Videoja gjithashtu tregon Erika Kirk duke u betuar: "Lëvizja që ndërtoi burri im nuk do të vdesë. Nuk do të vdesë. Unë refuzoj ta lejoj." /Telegrafi/


