Please enter at least 3 characters.

Shtëpia e Bardhë mirëpret vendimin e Hungarisë për ratifikimin e kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO

2024/02/1-314.jpg

Shtëpia e Bardhë ka mirëpritur vendimin e Parlamentit hungarez sa i përket ratifikimit të kërkesës së Suedisë për t’u pranuar në NATO, shkruan Sky News.

“Duam të mirëpresim shumë shpejtë Suedinë sikurse edhe Finlandën në NATO”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, transmeton Telegrafi.

Ajo i bëri thirrje qeverisë hungareze, që shpejtë ta kryejë procesin që do të lejonte hyrjen e Suedisë në NATO.

Ndryshe sot parlamenti hungarez ratifikoi kërkesën e Suedisë për pranim në NATO.

Suedia prej më shumë se 200 vitesh kishte shmangur anëtarësimin në aleancën më të madhe ushtarake, por gjithçka ndryshoi me pushtimin rus në Ukrainë. /Telegrafi/