Shtëpi 280m² në shitje në Çagllavicë #9189
Në lagjen Nic, në Çagllavicë, është në shitje një shtëpi me sipërfaqe 280m², e vendosur në truall prej 3.3 Ari, në një zonë të qetë me qasje të shpejtë në rrugët kryesore.
Në përdhes ndodhet qëndrimi ditor me kuzhinë dhe tryezari, banjo, utilit dhe garazh, ndërsa kati i parë përfshin tri dhoma gjumi, dy prej tyre master, një banjo dhe dy terasa. Nënkulmi ofron dy hapësira shtesë të shfrytëzueshme.
Orientimi nga lindja, jugu dhe perëndimi mundëson ndriçim natyral gjatë gjithë ditës, ndërsa sistemi i ngrohjes me pompë termike siguron efikasitet dhe komoditet në çdo sezon.
Shtëpia ka hapësirë të gjelbëruar, vendparkim dhe garazh, duke e bërë të përshtatshme për familje që kërkojnë më shumë hapësirë dhe qetësi, larg zhurmës së qytetit por me lidhje të mirë me të.
Karakteristika dhe informata të pronës
- 2 hapësira
- 3 dhoma gjumi
- 3 banjo
- 2 Tarraca
- Me fletë poseduese
- Dokumentacioni me Noter
- Orientimi: Lindje, Perëndim, Jug
- Mobilimi: Salloni, Kuzhina, Banjo, Dhoma
- Sistemi i ngrohjes: Pompë termike
- Garazh
- Vendparkim


