Please enter at least 3 characters.

Shtatzëna qëllohet në bark nga plumbi qorr, fëmija shpëton pas operimit (Foto)

2017/07/Shtatzëna-qëllohet-në-bark-nga-plumbi-qorr-femija-shpeton-pas-operimit-foto.jpg
22:"© FocusOn news agency

Claudineia don Santos Melo është qëlluar në bark nga një plumb qorr, që u shkrep gjatë një aksioni mes policëve dhe bandave të drogës në një rrugë të Brazilit.

Megjithëse u godit edhe fëmija në mitër, shtatzëna në muajin e nëntë iu nënshtrua intervenimit emergjent dhe u krye lindja përmes prerjes cezariane, transmeton Telegrafi.

Fëmija që u plagos ende pa lindur

Vogëlushi që u quajt Arthur, kishte marrë lëndime në mushkëri dhe palcën kurrizore, si dhe i është dëmtuar njëri vesh.

Por, pas intervenimit të menjëhershëm, gjendja tij shëndetësore i është kthyer normalitetit.

Derisa rasti është nën hetime, tre persona janë identifikuar si të përfshirë në ngjarje dhe po qëndrojnë nën arrest. /Telegrafi/