Please enter at least 3 characters.

Shri Lankë, gjenden 87 detonatorë për bomba në Kolombo

2019/04/1552551357074.jpg

Policia e Shri Lankës ka gjetur 87 detonatorë për bomba në stacionin kryesor të autobusëve në kryeqytetin Kolombo, tha një zëdhënës i policisë.

Detonatorët u gjetën ditë pas sulmeve vetëvrasëse në kisha dhe hotele luksoze ku u vranë 290 dhe u plagosën mbi 500 njerëz.

Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet, transmeton KosovaPress.