Please enter at least 3 characters.

Shqyrtohen Projektligjet për konfiskimin e pasurisë dhe ai për mbrojtjen e sinjalizuesve

2018/11/Komisioni-per-Integrime-Evropiane-Marreveshjes-Financiare-per-IPA-2015-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
14:"Ridvan Slivova

Sot do të shqyrtohen Projektligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së dhe Projektligji për mbrojtjen e sinjalizuesve, po ashtu nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Komisioni për Integrime Evropiane do t'i shqyrtojë këto Projektligje nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.

Për këto Projektligje, ishte thirrur edhe seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, nga kryeministri Ramush Haradinaj por që u mbyll nga kryesuesi Xhavit Haliti pasi deputetët theksuan se për leximin e dytë të projektligjeve kryeministri nuk mund të thirr seancë të jashtëzakonshme.

Po ashtu deputetët kërkuan që projektligjet fillimisht të shqyrtohen në Komision.

Ndryshe, sot do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa  në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Gjykatat, Projektkodi Penal i Republikës së Kosovës, Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve, etj. /Telegrafi/