Please enter at least 3 characters.

Shqiptarja që fitoi ‘Miss Michigan’, konkurron për ‘Miss SHBA’

2016/01/shqiptarja-q-euml-fitoi-lsquo-miss-michigan-rsquo-konkurron-p-euml-r-lsquo-miss-shba-rsquo_hd.jpg

Edhe pse ka lindur dhe është rritur në Miçigan dhe nuk ka pasur mundësi të vizitojë vendlindjen e prindërve, bukuroshja thotë se origjina e saj shqiptare është shumë e rëndësishme, madje ka përfshirë elementë të origjinës edhe në fustanin e konkursit.

“Është shumë e rëndësishme për mua. Meqë të dy prindërit e mi janë nga Mali i Zi dhe emigruan këtu në Amerikë, mendoj se jemi shumë të lidhur me njerëzit tanë dhe duhet të jemi admiruesit e parë të njerëzve tanë. Kështu që, nëse mundem të inkurajoj vajzat shqiptare të jenë Miss Miçigani e ardhshmja ose të ndjekin cilëndo ëndërr që kanë, do të ishte kënaqësi ta bëja një gjë të tillë”, ka deklaruar ajo për Zërin e Amerikës.

“Sinqerisht, mbështetja nga komuniteti shqiptar ka qenë e pabesueshme. Mendoja se njerëzit do të ishin të lumtur, por nuk kisha imagjinuar se do të kishte kaq shumë reagime pozitive. Njerëz nga Shqipëria, ose Neë Yorku kanë shprehur gëzimin dhe mbështetjen e tyre, dhe ka qenë e mrekullueshme. Dhe kjo më motivon të vazhdoj përpara. Të gjesh kaq shumë mbështetje nga njerëzit e tu është padyshim e mrekullueshme”, ka shtuar ajo.

Duke folur për fustanin e saj, Elizabeth ka thënë: “Nuk mund të jap shumë hollësi rreth fustanit por mund të them këtë: kam përfshirë pak elemente të origjinës time në fustanin për konkursin kombëtar”. /Telegrafi/