Please enter at least 3 characters.

Shqiptarë e serbë e keqkuptuan mandatin e Speciales

2017/07/gjykata-speciale-850x567-1-1-1.jpg

Disa shqiptarë dhe serbë në Kosovë e kanë  keqkuptuar mandatin e Gjykatës Speciale.

Ky fakt është nxjerrë nga disa anketa të realizuara nga organizata ” Integra”.

Drejtori i saj, Kushtrim Koliqi tha të hënën në ” Sytë 7″ të Klan Kosovës se kanë anketuar 1400 banorë ku ata kanë menduar se Gjykata Speciale ka për qëllim të trajtojë rastet e korrupsionit.

Raporti sipas Koliqit do të publikohet më datën 9 tetor.

Drejtori i “Intgeras” akuzoi institucionet se nuk e kanë treguar qëllimin e krijimit të kësaj gjykate.

Gjykata Speciale do të trajtojë rastet e paraqitura në raportin e  senatorit zviceran, Dick Marty për krime të supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së.