Please enter at least 3 characters.

Shqipëria nuk shënon asnjë vdekje nga COVID-19 në 24 orët e fundit, 22 infektime të reja

2021/06/tirana.jpg

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë identifikuar 22 raste të reja me COVID-19 në 3.661 testime të kryera.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi, ndërkohë që janë shëruar 42 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,473 që nga fillimi i epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 7 raste në Tiranë, 5 në Berat, 3 në Lezhë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Shkodër, Durrës, Elbasan, Vlorë, Gjirokastër.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 37 pacientë, nga të cilët 7 pacientë janë në terapi intensive.

Statistika (1 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        22

Të shëruar në 24 orë      42

Të shtruar në spitale      37

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                3,661

Testime totale             723,682

Raste pozitive             132,337

Raste të shëruara        129,473

Raste Aktive                  413

Humbje jete                  2,451

Popullor në Komunitet