Please enter at least 3 characters.

Shqipëri - Bullgari, UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ta drejtuar miqësoren në Tiranë

2023/10/mervan.jpg
62:"Portugal Eslovaquia Sub 17 Estadio do Fontelo Época 2022/2023
16:"@GP/ShootHappens

Kombëtarja e Shqipërisë do të luaj ndeshjen e dytë të muajit tetor brenda pak ditësh.

Pasi triumfuan në ndeshjen e parë ndaj Republikës Çeke me rezultat të thellë 3-0, kuqezinjtë tani do të përballen me Bullgarinë në ndeshje miqësore.

Ndeshja miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Bullgarisë, e cila do të zhvillohet të martën në stadiumin “Air Albania”, në orën 18:00, do të gjykohet nga gjyqtarë kosovarë.

Në fakt, UEFA e deleguar për këtë miqësore Mervan Bejtullahun si gjyqtar kryesor, derisa atij do t’i asistojnë Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa.

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian shpesh herë i ka deleguar gjyqtarët kosovarë për ndeshje miqësore të kombëtareve, por edhe më shpesh në ndeshje të klubeve evropiane. /Telegrafi/