Please enter at least 3 characters.

Shpërtheu në të qara gjatë rrëfimit për abortin e vajzës, Kim tenton ta dërgojë Kanye te një mjek

2020/07/GettyImages-1205216579-e1595319504531.jpg
282:"BEVERLY HILLS, CALIFORNIA - FEBRUARY 09: (L-R) Kim Kardashian and Kanye West attend the 2020 Vanity Fair Oscar Party hosted by Radhika Jones at Wallis Annenberg Center for the Performing Arts on February 09, 2020 in Beverly Hills, California. (Photo by Frazer Harrison/Getty Images)
12:"Getty Images

Rep-artisti amerikan, Kanye West, gjatë ditës së djeshme (e hënë) ka rrëfyer rreth jetës së tij personale, të cilat ngjallën polemika.

Kjo, pasi ai ka rrëfyer se si në vitin 2013, ai dhe Kim Kardashian dëshironin të abortonin vajzën e tyre, North, shkruan Mirror.

Po ashtu, Kanye gjatë këtyre deklaratave kishte përmendur se nuk e ka problem edhe nëse bashkëshortja e tij kërkon divorc nga ai.

(Foto: Mirror)

Në një postim në rrjetin social Twitter, reperi ka treguar se pas rrëfimit që bëri, Kim ka kontaktuar një mjek për të kontrolluar gjendjen e tij.

“Kim tentoi të më dërgonte në Wyomind, që të kontrollohesha nga një mjek, pasi qava gjatë rrëfimit për vajzën time”, ka shkruar ai.

(Foto: Mirror)

Kanye gjatë fjalimit të tij në tubimin e mbajtur në South Carolina, kishte treguar se nuk kishte zgjedhur abortin e vajzës, pasi Zoti i kishte dërguar sinjale. /Telegrafi/