Please enter at least 3 characters.

Shpërthen rregullatori i ajrit nga ndërprerja e rrymës në Kaçanik, lëndohet kryepunëtori

2020/09/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-1200x630-1-e1603184010578.jpg

Si pasojë e ndërprerjes së energjisë elektrike nga presioni i avullit ka shpërthyer rregullatori i ajrit, me ç’rast kryepunëtori ka pësuar lëndime trupore.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të enjten rreth orës 23:40 në fshatin Doganaj, në Kaçanik.

Siç thuhet në raport, kryepunëtori ka pranuar tretman mjekësor.

“Raportohet se si pasoj e ndërprerjes se energjisë elektrike, nga presioni i avullit ka shpërthyer rregullatori i ajrit, me ç ‘rast kryepunëtori mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport. /Telegrafi/