Please enter at least 3 characters.

Shpërthen cisterna me gaz në Lipjan, rrezikohen banorët

2019/08/Plini.jpg

Një cisternë e mbushur me gaz ka shpërthyer sot në rrugën "Bajram Gashi" në Lipjan në afërsi të një pompe të benzinës.

Në një video të cilën e kanë dërguar lexuesit e Telegrafit, shihet sesi del sasia e gazit nga cisterna.

Besohet se deri tek shpërthimi i saj ka ardhur si rezultat i temperaturave të larta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë policia dhe zjarrfikësit.

Telegrafi ka provuar të marrë informacione nga ana e policisë se a ka të lënduar apo jo, mirëpo kontakti me ta ka qenë i pamundur. /Telegrafi/