Please enter at least 3 characters.

Shpërthen bombula e gazit në një banesë në Lezhë, plagosen gjashtë persona

Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë dykatëshe në fshatin Markatomaj të Lezhës, mbrëmjen e kësaj të shtune, 29 gusht.

Tv Klan raporton se nga shpërthimi dyshohet se ka 5 persona të lënduar nga e njëjta familje.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe strukturat e emergjencës. Ende nuk dihen rrethanat e plota të shpërthimit apo numri i personave që mund të kenë mbetur të lënduar.