Please enter at least 3 characters.

Shpërthen bombola e gazit te parkingu nëntokësor në Prishtinë – nuk ka të lënduar

2022/05/parking-nentokesor-696x464-1.jpg
12:"UrimKrasniqi

Një shpërthim është dëgjuar sot në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë, konkretisht në vend punishten e parkingut nëntokësor në oborrin e Universitetit të Prishtinës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani, i cili ka thënë se dyshohet të ketë shpërthyer një bombolë gazi.

“Policia e Kosovës ka pranuar një informacion lidhur me dyshimin e shpërthimit të një bombole gazi që ka ndodhur në rrugën “Xhorxh Bush” në Prishtinë”, ka thënë Kelani.

Ai ka shtuar se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe nuk është raportuar për të lënduar. /Telegrafi/