Shpërthejnë ujërat e zeza në Rrugën C në Prishtinë
01/06/2026
Banorët e Rrugës C në Prishtinë po përballen me probleme si pasojë e shpërthimit të ujërave të zeza në këtë zonë.
Sipas pamjeve dhe informacioneve nga vendi i ngjarjes, ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke u përhapur në rrugë dhe duke vështirësuar lëvizjen e qytetarëve.
Përveç shqetësimit për qarkullimin, situata ka ngritur edhe shqetësime për higjienën dhe shëndetin publik.
Banorët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse për sanimin e problemit dhe kthimin e gjendjes në normalitet.
Ende nuk dihen shkaqet e sakta që kanë çuar në shpërthimin e kanalizimit, ndërsa pritet reagimi i autoriteteve kompetente. /Telegrafi/


