Please enter at least 3 characters.

Shpend Ahmeti reagon pas triumfit të Prishtinës: Qyteti i basketbollit nuk u dorëzua në asnjë moment

2020/10/122475655_1589961604517083_2866436454774311534_o.jpg

Sigal Prishtina është fituese e Superkupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra kryeqytetase ka triumfuar në Pejë përballë Bashkimit me rezultat të ngushtë 74:73.

E triumfit të skuadrës bardhekaltër i është gëzuar edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

Numri një i Komunës së Prishtinës ka lavdëruar shpirtin luftarak të skuadrës që nuk u dorëzuan në asnjë moment për ta marrë fitoren.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit:QYTETI I BASKETBOLLITBardhekaltërit tanë kanë mposhtur në finale skuadrën nga Prizreni, Bashkimin.Djemtë e qytetit nuk u dorëzuan dhe kur kishin mbetur edhe 13 sekonda, kaluan në epërsi me dy pikë nga legjenda e basketbollit prishtinas, i madhi Edmond Azemi, duke triumfuar në fund me rezultat 74:73.Urime fitorja të gjithëve dhe veçanërisht atyre që në këtë periudhë kohore kanë kontribuar që klubi ynë të triumfojë. /Telegrafi/