Please enter at least 3 characters.

Shpallen rezultatet në njësinë zgjedhore numër 5, LSDM fiton OBRM-PDUKM-në, BDI fiton Aleancën

2020/07/Rezultatet-e-para-nga-Zona-Zgjedhore-nr.5.jpg

Komisioni Shtetëror për Zgjedhje (KSHZ) doli me rezultatet e para për çdo zonë zgjedhore.

Në zonën zgjedhore numër pesë, nga 531 vendvotime të 721 gjithsej, fiton LSDM-ja dhe koalicioni 'Mundemi' me 37.13%, ndërsa menjëherë pas saj është OBRM-PDUKM dhe partitë tjera me 35.65%, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në kampin politik shqiptar, Bashkimi Demokratik për Integrim fiton me 13.63% ndërsa koalicioni AA ka 6.97%.

Partitë tjera janë E majta me 3.1%, Integra me 1.12%, PDSH 0.45% dhe disa parti tjera me një përqindje të vogël./Telegrafi/