Please enter at least 3 characters.

Shoferi i Toyota Fortuner përfundon ‘i rrotulluar’, ndërsa përpiqeni të bërë ‘drift’ në rërë

2021/08/page-37.jpg

Një Toyota Fortuner është dëmtuar rëndë pasi pësoi një aksident në Pakistan.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një video e postuar në faqen e klubit Offroad Pakistan në Facebook tregon Fortuner-in e bardhë që po vozitet përgjatë plazhit pak para “rrotullimit”.

Në fakt, shoferi i SUV po rrëshqiste me qëllim Toyotën nga njëra anë në tjetrën.

Dhe ndërsa shoferi e bën devijimin gradualisht më të theksuar, ata hyjnë pak si shumë në ujë.

Kjo bëri që Toyota të “rrëzohet” dhe u desh një tjetër veturë dhe njerëz të tjerë për të kthyer SUV përsëri në të katër rrotat.

Faqja në Facebook thotë se shoferi nuk u plagos në aksident, por nuk arrin të përmendë pasagjerët e tjerë. /Telegrafi/