Shkurte Fejza marton vajzën, Agnesa kurorëzon dashurinë
Familja e artistes së njohur, Shkurte Fejza, ka festuar një nga momentet më të veçanta, pasi vajza e saj, Agnesa Behluli, ka kurorëzuar dashurinë me Lauratin.
Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se së bashku me bashkëshorten Anitën, bacën Rifat dhe miq të shumtë, kanë qenë pjesë e këtij gëzimi familjar.
“Sonte me Anitën, bacën Rifat e shumë miq ndamë momente të bukura në gazmendin e familjeve Behluli dhe Shatri. Agnesa, vajza e miqve të mi, Hajrushit dhe Shkurtes, lidhi fatin e jetës me Lauratin. Çiftit të ri i uroj nga zemra jetë të lumtur, të mbushur me dashuri dhe mbarësi gjatë gjithë jetës. Urime familjeve Behluli dhe Shatri për këtë gëzim të madh!”, ka shkruar Haradinaj.
Në mesin e të ftuarve në dasmën që mblodhi familjarë, miq dhe figura të njohura, është parë edhe këngëtarja Remzie Osmani. /Telegrafi/


