Please enter at least 3 characters.

Shkup, shqiptohen 135 gjoba në komunikacion

2016/01/ja-ccedil-far-euml-d-euml-nohet-sipas-ligjeve-t-euml-reja-p-euml-r-komunikacion_hd.jpg

Sektori për Punë të Brendshme Shkup bëri të ditur se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar në fushën e komunikacionit.

"Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 135 masa prej të cilave 16 janë për tejkalim shpejtësie, 14 për vozitje pa leje, 14 për mosdhenëie të përparësisë së kalimit", thuhet në njoftimit e policisë.

Po ashtu janë shqiptuar 10 masa për kalim në të kuqe dhe tre gjoba për mosdhënie të përparësisë së kalimit për këmbësorë.

"Kontrollet vazhdojnë edhe në ditët e ardhshme,. U bëjmë thirrje qytetarëve që t'i respektojnë rregullat në komunikacion", thuhet në raportin e policisë./Telegrafi/