Please enter at least 3 characters.

Shkup, PTHP po heton gjinekologun që mashtroi pacienten se është shtatzënë

2017/03/PTHP-Shkup.jpg

Prokuroria Themelore Publike po punon në rastin të cilin e publikoi Nova TV, në të cilin një gjinekolog nga Shkupi për nëntë muaj me radhë ka gënjyer pacienten e tij se është shtatzënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga PTHP shpjegojnë se lënda po hetohet pas padisë penale të ngritur nga ana e pacientes dhe burrit të saj, për veprat: falsifikim të dokumenteve, mashtrim dhe krime tjera të rënda kundër shëndetit të njeriut.

Ky rast ka arritur edhe në Odën e Mjekëve të Maqedonisë, që thonë se po punojnë për formimin e një ekipi i cili do të punojë nën mbikëqyrje të ekspertëve. Pasi të mblidhen të gjitha dokumentet, raporti do të dorëzohet tek familjarët dhe Ministria e Shëndetësisë./Telegrafi/