Please enter at least 3 characters.

Shkup, plaçkitësit ia morën 10 mijë euro një burri dhe e plagosën një grua, kalimtare rasti

2016/01/gjuajn-euml-me-arm-euml-n-euml-das-euml-m-prangosen_hd.jpg

Një shkupjane, 53 vjeçare, është plagosur nëpër rrugët e Shkupit, nga një plumb i shkrepur nga disa plaçkitës.

Grupi prej dy keqbërësve ka arritur që një personi t'ia marrin 10 mijë euro, dhe gjatë plaçkitjes e kanë shkrepur armën e tyre.

Rasti ka ndodhur dje pasdite, kur dy personat, me motoçikletë janë afruar pranë M.S (49) nga Kriva Pallanka dhe e kanë plaçkitur.

Policia ka ndërmarrë masat për të gjetur dy personat përgjegjës./Telegrafi/