Please enter at least 3 characters.

Shkëputet teli nga shtylla e tensionit në zonën e Freskut në Tiranë, dëmtohet betonierja

2023/06/3b8a3d48-2244-4bf5-9c0c-fd7aef4f169a-768x675-1.jpeg

Paraditen e sotme në segmentin rrugor Kinostudio-Fresk në Tiranë, nga një shtyllë tensioni është shkëputur një tel i energjisë elektrike.

Si pasojë e shkarkesës elektrike ka çarë gomat e një betoniereje, e cila ka qenë duke punuar. Për fat të mirë nuk raportohet për të lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /Telegrafi/