Please enter at least 3 characters.

Shkëndija eliminohet nga Liga e Konferencës

2023/07/Shkendija-1.png

Shkëndija e Tetovës ka luajtur ndeshjen e dytë kundër Haverfordwest në Ligën e Konferencës, me çka kuqezinjtë nuk arritën të mbrojnë rezultatin nga ndeshja e parë në të cilën fituan 1-0, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Gjatë 90-minutave të rregullta Haverfordwest avancoi me rezultat 1-0, me çka loja shkoi në vazhdime.

Kuqezinjtë nga Tetova edhe pse ishin dominues në lojë dhe krijuan më shumë raste, ekipi i Haverfordwest në minutën e 89-të arriti të shënojë për 1-0.

Edhe gjatë vazhdimeve ndeshja u mbyll me të njëjtin rezultat, me çka fituesin e vendosën penalltitë.

Në penallti ekipi i Haverfordwest ishte më i saktë, me çka edhe siguroi kualifikimin për në raundin e dytë./Telegrafi/