Shkenda ‘ngacmuese’ në klipin e ri (Video)
25/06/2016
Shkenda Dubova ka ardhur me videon muzikore të këngës “BadGal”.
Këngëtarja paraqitet në disa skena ngacmuese në klipin e ri të realizuar nga Max Production.
Producentët ZzapnChriss qëndrojnë prapa kësaj kënge që është prodhim i tyre.
Ndërkaq, protagonist në klip është edhe reperi Getinjo. /Telegrafi/


