Please enter at least 3 characters.

Shkarkimi i Solskjaer do t’i kushtonte 5.8 milionë euro, Unitedi ka humbur dhjetëra miliona nga shkarkimi i trajnerëve

2020/01/OleGunnarSolskjaer-1-e1579030225948.jpg
281:"MANCHESTER, ENGLAND - JANUARY 11: A thumbs up from Ole Gunnar Solskjaer manager of Manchester United after the Premier League match between Manchester United and Norwich City at Old Trafford on January 11, 2020 in Manchester, United Kingdom. (Photo by Catherine Ivill/Getty Images)
12:"Getty Images

Manchester Unitedi do të humbte pesë milionë funte (5.8 milionë euro) në rast se e shkarkon Ole Gunnar Solskjaerin nga posti i trajnerit.

Strategu norvegjez është në presion të madh për ta ruajtur punën e tij, ndërsa vazhdimisht është spekuluar se Djajtë e Kuq mund t’ia tregojnë derën.

Mirëpo, nëse ndodh kjo, atëherë do t’u kushtonte disa miliona (5.8 milionë euro) pronarëve të klubit, të cilët vazhdojnë të tregohen të durueshëm me trajnerin në pritje të sukseseve.

Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Në ndërkohë, duhet përmendur se kompensimet nga shkarkimet e trajnerëve që nga koha e Sir Alex Ferguson i kanë kushtuar Unitedit 40 milionë funte (47 milionë euro).

Këtu përfshihen 20 milionë funte për Jose Mourinhon, 8.5 milionë funte për Louis Van Gaal dhe pesë milionë funte për David Moyes. /Telegrafi/