Please enter at least 3 characters.

Shkak coronavirusi, Trump nuk do të jetë prezent fizikisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

2020/09/200917165051-101-trump-0917-exlarge-169-e1600443362398.jpg
279:"US President Donald Trump speaks during an event commemorating the repatriation of Native American remains and artifacts from Finland in the Oval Office of the White House in Washington, DC, September 17, 2020. (Photo by SAUL LOEB / AFP) (Photo by SAUL LOEB/AFP via Getty Images)
9:"SAUL LOEB

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të marrë pjesë personalisht në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme, për shkak të pandemisë së coronavirusit - e cila ka ndikuar në mënyrën e ndërveprimit mes udhëheqësve botërorë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, lajmi u bë i ditur nga shefi i stafit në Shtëpinë e Bardhë, Mark Meadows, i cili potencoi se Trump do të qëndrojë fizikisht larg nga forumi vjetor në qytetin e New York-ut, kështu, pritet që presidenti amerikan, të jetë i pranishëm në mënyrë virtuale.

Ndërkohë, mbetet ende e paqartë se në çfarë cilësie do të marrë pjesë kreu i SHBA-së në këtë mbledhje.

Mbledhja e liderëve botërorë po cilësohet si problematike për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Vetëm muajin e kaluar, Trump pati njoftuar se do të kërkojë të shtyjë takimin e G7 deri pas zgjedhjeve presidenciale të nëntorit.

“Takimi me shumë gjasa do të organizohej dikur pas zgjedhjeve”, pati deklaruar presidenti amerikan. /Telegrafi/