Please enter at least 3 characters.

Shiu dhe bora në Maqedoni shton prurjet e ujit në lumenjtë e vendit

2017/12/ide-vardar-nosi-gjubre-nivoto-na-rekite-vo-makedonija-na-kritichno-nivo-197427.jpg

Enti Hidro-Meteorologjik (EHM) njofton se për shkak të reshjeve të shiut dhe borës, pritet rritje e prurjeve të ujit në lumenjtë e vendit, posaçërisht në jug dhe në perëndim, mirëpo nuk priten vërshime.

Rritje e prurjeve të ujit pritet të ketë në Treksë, Lumin e Zi dhe Lumin e madh në afërsi të Resnjës, si edhe prurjet e ujit nga Kozhufi, si edhe lumenjtë e rajonit të Gjevgjelisë dhe Vallandovës.

Përndryshe, të reshurat e shiut dhe borës pritet të vazhdojnë edhe gjatë natës, por nuk pritet të ketë vërshime./Telegrafi/