Please enter at least 3 characters.

Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, rrugët shndërrohen në "lumenj" (Video)

2018/11/1-261.jpg

Shirat e rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në qytetin turistik të Turqisë, Bodrum.

Sasia e madhe e ujit ka bërë që gjithçka të shkatërrohet, dhe këtë gjë më së miri e dokumentojnë videot e publikuara më poshtë, transmeton Telegrafi.

Qytetarët dilnin me shpejtësi të madhe nga veturat që mbuloheshin dhe rrëmbeheshin nga uji, që rrugët e qytetit i kishte shndërruar në lumenj.

Ekipet emergjente kanë dalë në terren dhe po bëjnë të pamundurën për t'i ndihmuar qytetarët, ndërkaq policia ka rritur masat e sigurisë. /Telegrafi/