Shilegov: Koalicioni OBRM-BDI votoi kundër ndihmës së vërtetë për rajonet e përmbytura
6:"Picasa
15/08/2016
Përmes një konference për shtyp, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov e akuzoi koalicionin qeveritar OBRM - BDI për votim kundër, siç thotë, ndihmës së vërtetë për qytetarët e dëmtuar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ai deklaroi se konkluzionet e votuara në seancën e djeshme parlamentare nuk mund t'i zgjidhin problemet e shumëta të qytetarëve të vërshuar.
Sipa tij, këto përfundime mbulojnë mosfunksionimin e institucioneve, paaftësinë dhe ikjen nga ballafaqimin me përgjegjësinë.
Shilegov bëri të ditur se aktivistët dhe vullnetarët e LSDM-së do të vazhdojnë të ndihmojën në rajonet e përmbytura./Telegrafi/


