Shikoni se si po relaksohen qentë e racës “Golden Retriever”
Maura Manor para disa ditësh publikoi në profilin e saj në TikTok një video që u solli buzëqeshje miliona njerëzve.
Teksa po shkonte në treg, ajo pa një pamje jashtëzakonisht të ëmbël – dikush kishte krijuar një vend të këndshëm për freskim për qentë e vet.
Dy qenë të racës Golden Retriever ishin shtrirë mbi akull për t’u freskuar, ndërsa një çadër dielli e vendosur vetëm për ta u ofronte hije.
Qentë dukeshin shumë të kënaqur me idenë e pronarëve të tyre, dhe Maura vendosi të filmonte skenën dhe ta ndante në rrjet.
Brenda vetëm dy ditësh nga publikimi, videoja është shikuar 5.2 milionë herë dhe shumë përdorues të platformës kanë lavdëruar idenë e pronarëve të qenve.
Sigurisht, për kafshët do të ishte më mirë të qëndronin sa më larg diellit, por edhe zgjidhje të tilla mund t’i ndihmojnë të përballojnë më lehtë të nxehtin e verës. /Telegrafi/


