Shije e posaçme: Xhem nga dredhëzat me çokollatë të bardhë
06/07/2017
Përbërësit:▪ 2 kg dredhëza të ëmbla të pjekura ▪ 80 g sheqer ▪ 200 – 300 g çokollatë të bardhëPërgatitja:
1. Dredhëzat i lani, i pastroni dhe ia hiqni bishtat dhe i kulloni. Qitni sheqerin dhe lini të qëndrojnë 10 orë.
2. Kavanozat lani mirë dhe futni në furrë që të thahen në 50 gradë. Dredhëzat zieni në zjarr të lehtë rreth 2 orë, dhe nga fundi i zierjes përzieni më shumë.
3. Nëse dëshironi që t’i dalloni pjesët e dredhëzave, mos dromconi shumë.
4. Dhjetë minuta para përfundimit të zierjes shtoni çokollatën e dromcuar dhe përzieni që të shkrihet mirë.
5. Xhemin e nxehtë qiteni në kavanoza të nxehtë, mbyllni dhe ktheni mbrapsht. Lini kavanozat të qëndrojnë ashtu rreth një orë. /Telegrafi/


