Please enter at least 3 characters.

Shi i rrëmbyeshëm e breshër në Opojë

2022/05/shi-e-bresher.png

Fundjava në Kosovë po përcillet me rënie të temperaturave.

Në Opojë, këtë të shtunë pati reshje intenzive shiu dhe breshëri.

Një lexuesi i Telegrafit, ka dërguar pamje të përkeqësimit të motit - ku shihen rrugët e mbuluara me ujë e breshër.

Nuk dihet nëse ka krijuar dëme të mbjellurave të asaj ane.

Njëjtë raportohet se ka ndodhur në fshatrat Studençan dhe Peqan të Suharekës.

Lexuesit kanë dërguar pamje nga breshëri i cili është raportuar të ketë rënë disa herë.

Ndërkaq, gjatë javes që vjen, fillim-qeroshri, priten ngritje të temperaturave.

Sipas meteorologëve, temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 13 – 15 gradë Celsius - maksimalja pritet të shkojë deri në 31 gradë Celsius./Telegrafi/