Please enter at least 3 characters.

Shembja e dheut në rrugën Prishtinë-Gjilan, rrezikon qytetarët

2022/12/dheu-1.jpg

Një pjesë e dheut është shembur të martën në dalje të Graçanicës, saktësisht në rrugën Prishtinë-Gjilan, duke vështirësuar kështu qarkullimin në trafik (lëvizjen e veturave). 

Telegrafi ka siguruar fotografi nga vendi ku ka rënë dheu, dhe shihen veturat që kalojnë vetëm në një anë të kësaj rruge.

Ndërkaq, ende nuk ka ndonjë intervenim për pastrimin e kësaj rruge nga dheu. /Telegrafi/