Please enter at least 3 characters.

Shembet ura në fshatin Drejë të Istogut

2021/01/137653306_876535556507635_2682105465166276555_n-e1610376957189.jpg

Një urë është shembur në fshatin Drejë, të komunës së Istogut si pasojë e vërshimeve që kanë ndodhur në këtë zonë.

Në fotografitë e dërguara në adresë të Telegrafit, shihet se uji ka dëmtuar pjesë të urës, e cila tashmë është dëmtuar shumë dhe është e pakalueshme.

Nuk dihet nëse në këtë zonë ka ndonjë rrugë alternative e cila mund të shfrytëzohet nga banorët e fshatit.

Ndryshe, pas reshjeve të ditëve të fundit vendi është duke u përballur me vërshime, ku në disa regjione qarkullimi është vështirësuar, bodrumet e shtëpive janë mbushur me ujë dhe janë evakuuar familjet. /Telegrafi/