Sheikët arabë duan të investojnë te Milani
Sheikët arabë gjithnjë e më tepër po bëhen pronar të klubeve botërore të futbollit.
Një grup investitorësh arabë raportohet se mund të blejnë aksion prej më shumë se 30 për qind te skuadra e Milanit.
E përditshmja italiane, "Gazzetta dello Sport" shkruan sot se "Elliott Management" ka ofruar garancitë se ka fuqi që ta drejtojë i vetëm skuadrën italiane.
Megjithatë, gazeta raporton se një grup i sheikëve duan të investojnë te skuadra kuqezi, por duke mos e specifikuar se për kënd bëhet fjalë.
Marrëveshja parasheh që Rosonerrët të mbeten edhe nën kontrolli të Elliotit dhe të përfitojë nga ndarja e kostove, si dhe injektim me të holla në të ardhmen.
Kujtojmë se një anëtar i familjes mbretërore të Dubait ishte i lidhur me blerjen e Milanit sezonin e kaluar, i cili ishte edhe mik i pronarit të mëparshëm të skuadrës italiane, Li Yonghong.
Ndryshe, Milani aktualisht zë pozitën e tretë të renditjes tabelore italiane dhe ka gjasa të mira që në vitin e ardhshëm të paraqitet në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/


