Please enter at least 3 characters.

SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 735 milionë dollarë Izraelit

2021/02/AP21046481986940-1.jpg
335:"FILE - In this Jan. 28, 2021 file photo, President Joe Biden signs a series of executive orders in the Oval Office of the White House in Washington. Biden campaigned on raising the national minimum wage to $15 per hour and attached a proposal doing just that to the $1.9 trillion coronavirus pandemic relief bill. (AP Photo/Evan Vucci)
2:"AP

Administrata e presidentit të SHBA-së Joe Biden ka miratuar shitjen e armëve me udhëzime precize me vlerë 735 milionë dollarë Izraelit, raporton sot gazeta amerikane "Washington Post".

Kongresi u njoftua zyrtarisht për rekomandimin për shitje më 5 maj, thanë tre burime nga Capitol Hill, të njohur me informacionin.

Propozimi erdhi gati një javë para se Hamasi palestinez të fillonte të godiste Izraelin nga Rripi i Gazës.

"Washington Post" kujton se Izraeli iu përgjigj sulmeve me raketa me sulme ajrore në të cilat, nga të dhënat e së dielës, u vranë afër 200 palestinezë.

Burimet mjekësore palestineze në Gaza thanë të dielën se numri i të vdekurve pas një jave konflikti me Izraelin kishte arritur 197, përfshirë 58 të mitur.