Please enter at least 3 characters.

Shaqiri: Nuk po ndalem së shikuari reprizën e ndeshjes me Barcelonën

2019/05/Xherdan-Shaqiri-barca.jpg
274:"LIVERPOOL, ENGLAND - MAY 07: Xherdan Shaqiri and Georginio Wijnaldum of Liverpool celebrate after the UEFA Champions League Semi Final second leg match between Liverpool and Barcelona at Anfield on May 07, 2019 in Liverpool, England. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli ka arritur të përmbys rezultatin e ndeshjes së parë 3-0, për t'u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve pas triumfit në takimin e dytë 4-0 kundër Barcelonës.

E pjesë e këtij triumfi ishte edhe sulmuesi i The Reds, Xherdan Shaqiri, i cili ishte asistues në një prej golave të anglezëve.

Futbollisti shqiptar thotë se nuk po ndalet së shijuari takimin, reprizën e së cilës e ka shikuar tashmë disa herë.

(Foto by Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

"Ishte vërtet e pabesueshme ajo që arritëm", tha reprezentuesi zviceran duke shtuar "Ishte thjesht mahnitëse. E kam parë disa herë lojën!".

"Ishte një ndjenjë e mirë për t'u përfshirë në një lojë të tillë. Kjo nuk ndodh çdo ditë dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë takim. Stadiumi ishte i zëshëm në fund të lojës, ishte e pabesueshme. Tifozët e meritonin këtë dhe shpresoj se mund t'u japim titullin e Ligës së Kampionëve", pohoi lojtari.

Ndryshe, Liverpooli në finalen e madhe do të takohet me Tottenham Hotspursin, e cila ndeshja do të zhvillohet më 1 qershor në stadiumin madrilen të Wanda Metropolitano. /Telegrafi/