Please enter at least 3 characters.

Shaqiri mungon ndaj kampionit

2017/04/xherdan-shaqiri-claudio-jacob-stoke-west-brom-the-hawthorns_3364474.jpg

Xherdan Shaqiri nuk është rikthyer në skuadër me Stoke Cityn.

Ylli kosovar luajti me Përfaqësuesen e Zvicrës por si duket ka pësuar një tjetër lëndim.

Kësisoj ai ka humbur ndeshjet e rëndësishme të skuadrës së tij Stoke City që do ta zhvilloi kundër kampionit në fuqi Leicester City.

Ka qenë trajneri i Stoke, Mark Hughes që ka thënë se Shaqiri po lufton që të kthehet javën e ardhshme.

“Shaqiri është duke punuar mirë por nuk kemi rrezikuar për këtë takim. Ai po lufton që të jetë gati në ndeshjen e radhës”, ka deklaruar Hughes.

Kujtojmë që Shaqiri këtë edicion ka zhvilluar 14 ndeshje në Ligën Premier ku ka shënuar tre gola. /Telegrafi/