Please enter at least 3 characters.

Shaqiri: Asnjë lojtar nuk është i lumtur në bankën rezervë, tentoj të ndikoj sa herë që luaj

2018/12/Xherdan-Shaqiri-Salah.jpg
341:"LIVERPOOL, ENGLAND - DECEMBER 16: Xherdan Shaqiri of Liverpool celebrates with team mates Andy Robertson and Mohamed Salah of Liverpool following their side's victory in the Premier League match between Liverpool FC and Manchester United at Anfield on December 16, 2018 in Liverpool, United Kingdom. (Photo by Clive Brunskill/Getty Images)
12:"Getty Images

Liverpooli fitoi ndaj Manchester Unitedit me rezultat 3-1 në Ligën Premier fal dy golave në fund nga Xherdan Shaqiri.

Shqiptari u fut në minutën e 70-të dhe menjëherë u tregua vendimtar për Reds.

“Asnjë lojtar nuk është i lumtur kur është në bankën rezervë, kjo është normale. Por, vetëm 11 lojtarë mund të luajnë, vendos trajneri".

"Gjithmonë tentoj të ndikoj kur futem në lojë apo jam titullar. Sot kisha një ndikim të mirë me dy golëshin, jam i lumtur".

"Ishte një fitore fantastike dhe e rëndësishme gjithashtu. Kemi luajtur shumë mirë. Në pjesën e dytë kemi bërë më shumë se Manchester Unitedi, kemi provuar vazhdimisht. Në fund merituam fitoren".

"Kur shikon statistikat, ne kemi bërë gjithçka për të fituar këtë ndeshje. Ishte një fitore e rëndësishme dhe e mirë ndaj Manchester Unitedit”.

"Fillimi ynë i sezonit është mahnitës, rekord në historinë e klubit. Ne duhet të vazhdojmë, duhet të marrim ndeshjen një nga një".

(Foto: Clive Brunskill/Getty Images/Guliver)

"Shpresoj që të kemi ndeshje të tilla sa më shumë dhe të tentojmë t'i fitojmë. Nëse vazhdojmë të luajmë kështu ne mund të kemi një sezon mahnitës", ka thënë Shaqiri pas faqen zyrtare të klubit.

Pas kësaj fitore Liverpooli vazhdon në pozitën e parë në ligë me 45 pikë, një më shumë se Manchester City. /Telegrafi/