Shaqiri arrin marrëveshje me Liverpoolin?
27/07/2014
Tashmë në ishull Xherdan Shaqiri po konsiderohet lojtar i Liverpoolit, edhe pse ende nuk ka zyrtarizim.
Besohet se Liverpooli me Bayernin kanë arritur marrëveshjen në vlerë prej 21 milionë eurosh për transferimin e anësorit nga Zhegra e Gjilanit.
Xherdan Shaqiri kohë më parë shprehu pakënaqësinë me drejtorin e klubit, Matthias Sammer, i cili tha se shqiptari nuk do të shitet.
Mbetet të shohim nëse klubet do të konfirmojnë një lëvizje të tillë. /Telegrafi/


