Please enter at least 3 characters.

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati xhirojnë klipin e ri në Stadiumin e Prishtinës

2019/03/q1-1.jpg

Dy këngëtarët e njohur shqiptarë: Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati, janë në realizim e sipër të projektit të tyre më të ri muzikor.

Ata kanë përgatitur një bashkëpunim, një këngë të zhanrit popullore me motive patriotike.

Këto ditë janë duke u realizuar edhe xhirimet e klipit, për të cilin dyshja kanë zgjedhur një prej lokacioneve më të veçanta të Prishtinës.

Në një fotografi të shkrepur nga Telegrafi gjatë xhirimeve, dy këngëtarët janë parë teksa kryejnë xhirimet e klipit të ri në tribunat e stadiumit "Fadil Vokrri".

Ndërkohë në prapavijë po zhvillohej ndeshja Prishtina-Feronikeli, ku ndër të tjerash në klipin e ri do të ketë mundësinë të promovohet kjo ndeshje e zhvilluar gjatë pasdites të së mërkurës.

Shaqir Cërvadiku dhe Mahmut Ferati janë dy ndër emrat më të pëlqyer të muzikës popullore, që me vite kanë kultivuar vlerat tradicionale në projektet e tyre muzikore.

Duket se viti 2019 i sjell ata së bashku në një këngë të përbashkët dedikuar vendit. /Telegrafi/