Please enter at least 3 characters.

Shansi i jetës për Rashican, për atë interesohet gjiganti anglez

2016/07/544238902-e1486201479284.jpg
230:"(L-R) Vyacheslav Tankdvskiy of Shakhtar Donetsk, Milot Rashica of Vitesse during the pre-season match between Vitesse Arnhem and Shakhtar Donetsk on July 2, 2016 at Loenermark, The Netherlands.(Photo by VI Images via Getty Images)
26:"VI-Images via Getty Images

Msfushori i talentuar shqiptar, Milot Rashica, do të ketë mundësinë në këtë sezon që të tregojë vlerat e tij para përfaqësuesve të stafit teknik të skuadrës angleze të Chelseat.

Futbollisti shqiptar është pjesë e Vitesses në Holandë, një klub në të cilin Chelsea huazon shumë lojtarë të akademisë së vet në mënyrë që të luajnë rregullisht. Për këtë arsye, Chelsea ka monitoruar vazhdimisht Vitessen në vitet e fundit.

Lexo më shumëRashica asiston në fitoren ndaj Shakhtarit (Video)

Por këtë sezon, gjërat do të jenë pak më ndryshe, pasi londinezët kanë vendosur që të dërgojnë në Holandë një prej ekspertëve të tyre, trajnerin e ekipit U-21, Endi Majers. 42 vjeçari, i cili ka drejtuar Chelseat në suksesin në UEFA Youth League në sezonin e kaluar, do të jetë pjesë e stafit teknik të Viteses për një sezon, transmeto GazetaOlle.

Detyra e tij do të jetë jo vetëm të mbikëqyrë zhvillimin e talenteve të rinj që Çelsi ka huazuar te klubi holandez, por edhe të mbikëqyrë futbollistë cilësorë në Holandë të cilët në të ardhmen mund të bëhen pjesë e bluve.

Lexo më shumëKrahasohet me Neymarin, kjo është përgjigja e Milot Rashicës

Kjo është një mundësi e artë për Rashicën që të tregojë vlerat dhe të bindë pjesëtarin e stafit të Chelseat se është gati për hapin e madh në karrierë. Për futbollistin shqiptar është përfolur për një interesim nga Napoli.