Please enter at least 3 characters.

Sfidon jetën duke udhëtuar sipër trenit që lëvizë me shpejtësinë prej 240 kilometrave në orë (Video)

2016/09/Sfidon-jetën-duke-udhëtuar-sipër-trenit-që-lëvizë-me-shpejtësi-240-kilometra-në-orë-foto.jpg
41:"© Alex Nomernoy / www.mediadrumworld.com

Alex Nomernoy nga Rusia, ka publikuar disa video në internet, ku shihet duke udhëtuar sipër trenave të shpejtë.

Adoleshenti 18-vjeçar luan me jetën, teksa kapet për vagonë dhe hipën sipër tyre, e shpejtësia arrin deri në 240 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Me kamerën e vendosur në kokë, ai filmon momentet dramatike kur i duhet të qëndrojë shtrirë, që të mos prek kabllot e energjisë së lartë.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si ai rrezikon të bie në çdo moment dhe të marrë lëndime serioze, por sërish vazhdon tutje.

Policia i ka kërkuar atij që të mos bëjë veprime të tilla, të cilat do t’i kushtonin me jetë. /Telegrafi/